Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

21:43 | 25 Mars 2023

Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar, policia jep detaje.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, gjegjësisht te vendi i njohur si Tuneli i Parë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Lajmin konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha ndër tjerash Zahiti.

Komento: