Gjatë ditës së sotme u akumuluan 14 mm shi në Prishtinë

22:23 | 29 Shtator 2020

Pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Prishtinë pati rrebeshe shiu.

Pasdite të reshurat herë-herë ishin me intensitet më të lartë dhe u shoqëruan edhe me rrufe.

Gjatë ditës së sotme u akumuluan gjithsej 14 milimetra shi, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas PW, kjo solli totalin për këtë muaj në rreth 40 milimetra, shumë afër vlerave mesatare për muajin shtator.

Komento: