Gjendet i vdekur biznesmeni nga Gjilani, ishte zhdukur para një muaji

17:03 | 27 Shkurt 2024
gjendet-i-vdekur-biznesmeni-nga-gjilani,-ishte-zhdukur-para-nje-muaji

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në obdikcion”, ka deklaruar Hashani për Front Online.

Sipas burimeve të Paparacit, viktima është Musah Hamiti, 66-vjeçar, i cili është zhdukur më 10 janar të këtij viti. Në momentin që është zhdukur, dyshohet se me vete i kishte rreth 80 mijë franga.

 

Komento: