Gjendet i vdekur në banesë një burrë në Mitrovicë të Veriut, policia nis hetimet

09:20 | 12 Dhjetor 2023
gjendet-i-vdekur-ne-banese-nje-burre-ne-mitrovice-te-veriut,-policia-nis-hetimet

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar.

Komento: