Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri në Skenderaj

22:03 | 19 Shkurt 2024

Një person i moshës 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se trupin e pajetë të viktimës e kanë gjetur familjarët e tij në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë  të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër  të  prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion në  IML”, u shpreh Zahiti.

Komento: