Gjendet i vdekur një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës

09:37 | 13 Prill 2023

Të mërkurën është gjetur pa shenja jete një person në objektin e Komunës së Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

“Dje në orën 09:30 në rrugën Ilir Konushevci, raportohet se në objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raporton e policisë.

Komento: