Gjendet i vdekur një person në Zveçan

16:01 | 27 Mars 2022

Një person i etnisë serbe është gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha për Gazetën Express se në vendngjarje në afërsi të tij është gjetur një letër lamtumirëse dhe një armë zjarri.

“Trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.

Komento: