Gjendet pa shenja jete një 42 vjeçar në Dobrushë të Istogut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjendet pa shenja jete një 42 vjeçar në Dobrushë të Istogut

13:42 | 29 Qershor 2022

Një 42 vjeçar gjendet pa shenja jete në Dobrushë të Istogut.

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kështu tha për Klankosova Fadil Gashi, zëdhënës I policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se bëhet fjalë për një person të moshës 42 vjeçare.

“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj I tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”. Tani në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi I pajetë I viktimës do të dërgohet për obduksion”- tha Gashi.

Ai theksoi se po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin.

Komento: