Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Pejë

18:38 | 25 Gusht 2024

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta mëson se i ndjeri dyshohet se ka vdekur që dy ditë.

Raportohet se njësia përkatëse e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë në Pejë por ende nuk ka pranuar një përgjigje lidhur me këtë rast.

Komento: