Gjendet pa shenja jete një person në Prekallë të Istogut

09:33 | 24 Prill 2024
gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-prekalle-te-istogut

Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësore Ligjore për obduksion.

Komento: