Gjendet vajza e zhdukur në Viti, policia jep detaje

10:45 | 06 Nëntor 2021

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Viti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një e mitur e cila ishte shpallur në kërkim të policisë para dy ditësh. Kjo pasi ajo u raportua nga familjarët e saj si e zhdukur, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të policisë, ajo ka thënë se është dhunuar nga një person.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

“Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: