Gjermania rrëmben kreun në Grupin C pas fitores kundër Irlandës

23:05 | 09 Shtator 2019

Gjermania e kalon edhe Irlandën e Veriut, rrëmben kreun në Grupin C.

Gjermania e ka mposhtur 2-0 Irlandën e Veriut, për të rrëmbyer kreun në Grupin C.

Gjermania e Joachim Low është treguar e fortë për Irlandën e Veriut, duke triumfuar 2-0 me golat e Marcel Halstenberg 48’ dhe Serge Gnabry 90’.

Kjo fitore e madhe ka bërë që Gjermania ta pushtojë pozitën e parë në Grupin C me 12 pikë, për ta lënë prapa pikërisht rivalin e sotëm po ashtu me 12, por ekipi i Loë ka gol-diferencë shumë më të mirë.

Komento: