Gjest i madh: Agjëroi 18 orë, lojtari i West Ham bën iftar në fushë.

22:48 | 03 Maj 2021

Agjëroi 18 orë, lojtari i West Ham bën iftar në fushë.

Futbollisti i West Ham, Said Benrahma agjëroi 18 orë dhe iftari e zuri në fushë.

Në ndeshjen kundër Burnleyt, që është duke u zhvilluar, Benrahma bëri iftar shpejt në minutën e 35-të, transmeton Indeksonline.

Përkundër që është agjërueshëm, futbollisti mysliman po dhuron spektakël sonte kundër Burnleyt.

Ai deri më tani është vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofa Score, duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Po ashtu ai ka 1 asistim dhe 4 pasime kyçe. Rezultati momental është 1:2 në të mirë të West Hamit.

Komento: