Gjest i madh nga Bebe Rexha, ndalon koncertin për shkak të një fanseje që nuk ndihej mirë

10:11 | 02 Korrik 2023

Bebe Rexha ndalon koncertin për shkak të një fanseje që nuk ndihej mirë.

Këngëtarja Bebe Rexha, ka ndaluar së kënduari kur pa se një fanse nuk ndihej mirë.

Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të saj.

Fansja duket se përjetoi një “atak paniku” në turmën përpara skenës.

Kjo u vërejt nga këngëtarja me prejardhje shqiptare, teksa i luti të gjithë që të mbajnë qetësi.

Rexha kërkoi nga stafi që t’i sjellin fanses ujë.

Ndryshe ditë më parë, interpretuesja e hitit “Im a Mess”, derisa ishte duke kënduar në koncert u godit me telefon në fytyrë nga një person.

Komento: