Gjigani nga Serie A synon transferimin e Januzajt

09:49 | 28 Dhjetor 2021

Lazio në garë për Januzajn

Skuadra e Lazios është e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Adnan Januzajt, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Januzaj ende nuk e ka rinovuar kontratën me Real Sociedadin që i skadon në fund të sezonit dhe Lazio po synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, konkurrenca është shumë e fortë për Januzajn dhe Lazio duhet të paktën të ofrojë dhjetë milionë euro për 26-vjeçarin, i cili po pëlqehet nga trajneri Maurizio Sarri.

Krahas Lazios, në garë për Januzajn janë edhe Napoli, Barcelona e West Ham Unitedi. Në 25 ndeshje këtë sezon për Sociedadin, Januzaj ka dy gola e po aq asistime.

Komento: