Gjiganti anglez heq dorë nga transferimi i Coutinhos

09:33 | 04 Qershor 2020

Philippe Coutinhos nuk po i ecën mirë karriera futbollistike.

Mundësitë janë të mëdha që Philippe Coutinho të transferohet në Premierligë, por jo te Tottenham Hotspur.

Skuadra e Jose Mourinho është larguar nga gara për nënshkrimin e yllit brazilian.

Mundo Deportivo raporton se Tottenham nuk do të bëjë asnjë veprim për huazimin apo transferimin e përhershëm të Coutinhos, përcjell lajmi.

Jose Mourinho beson se Barcelona po kërkon shumë për kartonin e brazilianit, dhe shuma prej 100 milionë euro, duket e papërballueshme për anglezët.

Në anën tjetër, edhe huazimi tij nuk është i lehtë, me Barcelonën që po kërkon një pagesë prej 10 milionë euro dhe pagën e lojtarit.

Ardhja e Coutinhos te Tottenham me pagën që fiton te katalanët, parashikohet se do të sillte përçarje me lojtarëve të skuadrës angleze.

Komento: