Gjiganti anglez ofron 120 milionë funte për Sanchon

09:28 | 22 Dhjetor 2019

Chelsea po synon të bëjë disa lëvizje të mëdha në merkaton e janarit.

Ekipi është shumë afër marrëveshjes me yllin e Borussia Dortmund.

Tinejxheri i Dortmund, Sancho, është shumë afër kalimit në ‘Stamford Bridge’, bëjnë të ditur raportimet e fundit nga Anglia.

‘Blutë’ janë gati të mposhtin Manchester United dhe Liverpool për shërbimet e Sancho, duke ofruar 120 milionë funte, raporton ‘Sun’, transmeton lajmi.

Chelsea po përgatiten të vendosin rekord në skuadër duke siguruar shërbimet e të riut anglez, i cili vlerësohet si një nga yjet me potencialin më të madh në Evropë.

Chelsea e ka fituar me sukses apelin ndaj FIFA për dënimin në fushën e merkatos, më herët gjatë këtij viti.

Skuadra e Frank Lampard do të jetë e gatshme të shpenzojë në janar, dhe Jadon Sancho është një nga synimet.

Komento: