Gjiganti i madh nis bisedimet me Milanin për Piatek

15:48 | 22 Janar 2020

Manchester United ka kontaktuar Milanin, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme transferimi për Krzysztof Piatek raporton The Sun.

Ole Gunnar Solskjaer vendosi vëmendjen te Polaku para dëmtimit të Marcus Rashford, pasi ai duket se do të sjellë një sulmues tjetër para fundit të muajit, përcjell ORAinfo.

United ka të ngjarë të përballet me konkurrencën nga Tottenham dhe Newcastle në garën për Piatek, i cili ka shënuar katër gola në 18 dalje në Serie A për Milanin këtë sezon./ORAinfo/

Komento: