Gjiganti italian e do me çdo kusht Januzajn

12:42 | 19 Janar 2020

Roma po shpreh interesim të madh për yllit me prejardhje nga Kosova.

Adnan Januzaj është lojtari që po prinë në listën e dëshirave të Romës, për merkaton e janarit.

‘Dailymail’ shkruan se Roma janë të vendosur të afrojnë lojtarin e Real Sociedad, Adnan Januzaj, transmeton lajmi.

‘Giallorossi’ duan të transferojnë Januzajn në formë huazimi, me mundësi për blerje në fund të sezonit.

Lëndimi i Nicolo Zaniolo ka lënë hapësira te skuadra e Romës, dhe Januzaj shihet si ideali për zëvendësimin e tij.

Roma veçse ka kontaktuar Sociedadin për Januzaj dhe mund të nënshkruajnë me të një marrëveshje permanente, për 13 milionë funte, gjatë verës, nëse arrihet akordi.

Komento: