Gjiganti italian nis misionin për transferimin e Adnan Januzajt

13:17 | 18 Janar 2020

Shkëmbimi mes Politanos të Interit dhe Spinazolas të Romës me shumë gjasë ka dështuar.

Mirëpo klubi romak, menjëherë ka nisur të interesohet për lojtarë tjerë, në repartin e sulmit.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, drejtuesit kryeqytetas kanë hedhur sytë nga Adnan Januzaj, i cili aktualisht është pjesë e Real Sociedadit.

Futbollisti shqiptar pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe pritet të nisin një sulm për të.

Mbetët të shihet nëse klubi spanjoll do të lejojë largimin e Januzajt gjatë janarit.

Komento: