Gjiganti spanjoll vihet pas Icardit

17:39 | 16 Mars 2020

Skuadra e Real Madrid po shpreh interesim të madh për Mauro Icardi.

Ylli argjentinas që tashmë luan me Paris Saint Germain, Icardi, ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Real Madrid.

Sipas ‘Don Balon’, ‘Los Blancos’ synojnë transferimin e argjentinasit gjatë merkatos së verës, transmeton lajmi

Madrilenët po përgatisin 70 milionë euro për të siguruar kartonin e Icardi, të cilin e zotëron skuadra e Inter.

Icardi aktualisht luan si i huazuar te skuadra e PSG ku në fillim të sezonit tregonte një formë të lartë, por së fundmi ka humbur vendin nga Cavani.

Në anën tjetër, paraqitjet e dobëta të Luka Jovic kanë bërë që Real Madrid të shoh për një tjetër sulmues.

Komento: