Gjiko nga Spitali vjen me një paralajmërim

19:37 | 23 Qershor 2021

Me një video të ndarë nga spitali, Gjiko paralajmëron në mënyrë të veçantë lansimin e këngës së re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Ai është njëri prej reperëve shqiptarë që realizon klipe unike e po ashtu i paralajmëron edhe në mënyra shumë të veçanta.

Bëhet fjalë për rap-artistin e popullarizuar shqiptar, Gjikon, i cili një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme.

Krijuesi i hitit “Coco Jumbo” ka shpërndarë së fundmi një video në rrjete sociale të realizuar në Spitalin Amerikan, me anë të të cilës njofton se është në finalizim të projektit të ri.

Në bashkëbisedimin e bërë me mjekun, Gjiko ndan një pjesë të këngës që është bashkëpunim me artistin Ermal Fejzullahu dhe thotë se nuk ka asgjë por e gjithë kjo është për shkak të këngës së tyre.

Ky bashkëpunim siç edhe mund të dëgjohet në video, besohet se do të jetë një nga hitet e verës.

“Isha te Spitali Amerikan më thanë ti je mirë por kënga shumë e ‘smut’”, ka shkruar ai.

Projekti është realizuar si gjithnjë në shtëpinë e hiteve ‘Redbox’ përkatësisht nga producenti i njohur BigBang.

Kënga e dyshes pritet të lansohet të premten (25 qershor) dhe në bazë të reagimeve të fansave duket se mezi po pritet.

Komento: