Gjilani elimiohet nga Liga e Evrpoës, mposhtet nga APOEL-i

21:42 | 27 Gusht 2020

Gjilani është mposhtur nga APOEL-i.

Gjilani është përshëndetur nga Liga e Evropës, pasi është eliminuar nga APOEL Nicosia.

Skuadra e Gentjan Mezanit u mposht me rezultat 0:2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në takimin e vlefshëm për raundin e parë kualifikues të LE.Ndeshja në kohën e rregullt mbaroi pa gola, me mysafirët që humbën një penallti të dyshimtë. Al-Tammari (78’) nuk arriti të gjente portën, duke çuar ndeshjen në shtesë.Lodhja duket se ndikoi te lojtarët e Gjilanit, të cilët pësuan dy gola në ‘extra-time’.

Fillimisht, Efrem (102’) i dha epërsinë qipriotëve, para se Ndongala (116’) të vuloste gjithçka.Megjithë eliminimin, ishte një paraqitje mjaft dinjitoze e Gjilanit, që luajti kundër një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh.

Komento: