Gjilani mbetet në San Marino, nesër e luan ndeshjen me Tre Pennen

15:33 | 20 Gusht 2020

Ndeshja Tre Penne – Gjilani do të luhet nesër.

Këtë e ka bërë të ditur klubi kosovar i futbollit të enjten pasdite.

Në fakt ndeshja e raundit parakualifikues të Ligës së Evropës është dashur të luhet sonte në San Marino.

Por është shtyrë për nesër për faktin se një lojtar i Gjilanit doli me koronavirus.

“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, pos rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm. Për orën dhe detajet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdim”, ka njoftuar Gjilani.

Komento: