Gjini i AAK-së: VV-ja ka plot humoristë

08:35 | 31 Maj 2024
gjini-i-aak-se:-vv-ja-ka-plot-humoriste


Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, për FrontOnline, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të VV-së se AAK është e kënaqur me punën e  Qeverisë “Kurti”.

Gjini thotë se VV-ja ka përvojë me reagime të tilla.

‘’Nuk kanë mundësi me reagu seriozisht në këto situata dhe kanë përvojë me u marr me humor’’ shprehet ai.

 

Nënkryetari i AAK-së tutje thotë se VV, ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje, duke u fshehur pas shpërndarjes së Kuvendit.

 ‘’Kanë lyp me e heq vetën, por me u fsheh prapa Parlamentit’’, thekson Ardian Gjini për FrontOnline.

Gjini, për FrontOnline deklaron se nëse kryeministri Albin Kurti do të dëshironte zgjedhje, duhet jep dorëheqje e jo të shpërndahet Kuvendi.

‘’Qeverinë e ka zgjedhë Parlamenti dhe jo Qeveria Parlamentin. Edhe nëse Kurti do me shku në zgjedhje duhet me shkarku veten e jo me shpërnda Parlamentin’’ potencon nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Komento: