Gjithçka gati për sfidën e zjarrtë, Portugali – Francë

20:22 | 23 Qershor 2021

Portugali – Francë, gjithçka gati për sfidën e zjarrtë.

Janë publikuar formacionet për sfidën mes Portugalisë dhe Francës.

Portugalia me barazim do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, por Franca mund të kërkojë krejt pikët sonte në një sfidë të zjarrtë që do të zhvillohet nga ora 21:00.
Portugalia renditet e treta me tri pikë, derisa Franca e para me katër pikë.

Portugalia: Rui Patrício; Semedo, Pepe, Rúben Dias, R. Guerreiro, Danilo, João Moutinho, Renato Sanches, Bernardo Silva, Jota e Cristiano Ronaldo.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Kimpembe, Theo Hernandez; Tolisso, Pogba, Kanté; Mbappé, Griezmann e Benzema.

Komento: