Gjithçka mashtrim i produksionit me Kiarën, Luizi u dashurua në Jorin?

18:17 | 21 Maj 2023

Një lidhje mes Jorit dhe Luizit ishte përfolur nga publiku gjatë kohës kur të dy ishin brenda.

Por, çka kishte të vërtetë nga ky pëlqim mes tyre?

Olta ka bërë një deklaratë të fortë në “Post Big Brother VIP”.

Sipas saj, Luizi ka pasur pëlqim për Jorin dhe nëse Kiara nuk do të ishte rifutur në shtëpi mes tyre do të kishte lindur diçka.

Luizi kishte ndërhyrë duke thënë: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat”.

Komento: