Gjobë ndaj 21-vjeçarit për tejkalim të shpejtësisë në fshatin Prelez

14:33 | 13 Shkurt 2024
gjobe-ndaj-21-vjecarit-per-tejkalim-te-shpejtesise-ne-fshatin-prelez

Policia i ka vënë gjobë një 21-vjeçarit i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 13.02.2024 në ora 03:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, kanë ndaluar shoferin A.H (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h. Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thotë policia përmes një komunikate për media.

Komento: