Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit

18:03 | 20 Prill 2024
gjobe-ndaj-shoferit-ne-ferizaj-qe-drejtoi-veturen-nen-ndikimin-e-alkoolit

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve, të Ferizajt, ka ndaluar shoferin D.M. (mashkull, shtetas kosovar) i moshës 27 vjeçe, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës njofton se ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) eurosh, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftim.

Komento: