Gjobitet me 200 euro burri që hodhi rrobalarësen nga banesa në Prishtinë

17:03 | 14 Shkurt 2024
gjobitet-me-200-euro-burri-qe-hodhi-rrobalaresen-nga-banesa-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Inspektorati i kryeqytetit, e ka gjobitur me 200 euro një burrë i cili e ka hedhur një lavatriçe nga banesa e tij në Lakrishte.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sot gjatë ditës, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, është publikuar videoja ku shihet se si ky burri duke hedhur rrobalarësen, e duke i rrezikuar aty edhe kalimtarët e rastit.

Komento: