Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren

16:40 | 01 Korrik 2026
gjobitet-me-300-euro-shoferi-i-kamionit-qe-nuk-siguroi-ngarkesen-ne-prizren

Të martën, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloqe ndërtimi.

Bazuar në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.Për këtë shkelje, personit juridik (kompanisë pronare të kamionit) iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.

Komento: