Gjobitet shoferi që drejtonte automjetin me drita rrotative në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

21:08 | 31 Janar 2025
gjobitet-shoferi-qe-drejtonte-automjetin-me-drita-rrotative-ne-magjistralen-ferizaj-prishtine

Më datë 27.01.2025, rreth orës 18:00, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj – Prishtinë.

Por pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë ddrejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç.

Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje në komunikacion, duke njoftuar stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë:

Komento: