Gjoci i PDK-së: Albin Kurti dhe Vetëvendosja e duan Gjykatën Speciale

13:03 | 27 Shtator 2020

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi pretendon se kryetari i VV-së, Albin Kurti, është urryes i UÇK-së dhe mbështetës i Gjykatës Speciale.

Gjoshi ka shkruar në Facebook se Kurti dhe pjesa më e madhe e partisë së tij e shohin Gjykatën Speciale si mundësi për të bërë spastrime politike në Kosovë.

“Më saktësisht, Albin K. dhe shumë në Vetëvendosje me lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin kriminal të Serbisë që sot kanë gjetë strehë në këtë parti – e shohin Gjykatën Speciale si një hakmarrje kundër këtyre njerëzve që patën guximin të çohen kundër Serbisë dhe të luftojnë për liri”, ka shkruar Gjoshi.

Gjoshi pretendon se ka argumente mbi të cilat i mbështet qëndrimet e tij.

“Unë kam plotë argumente mbi të cilat e mbështes këtë qëndrim. Mjafton të shohim linjën e mendimit të tij për ta kuptuar se sa i pafytyrë është sa herë që flet për këtë temë”, ka shkruar Gjoshi.

Komento: