Gjoshi i PDK-së i përgjigjet AAK-së: Nuk favorizohen koalicionet parazgjedhore

08:33 | 24 Prill 2024
gjoshi-i-pdk-se-i-pergjigjet-aak-se:-nuk-favorizohen-koalicionet-parazgjedhore


Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për Front Online se e fton deputetin Haradinaj që t’i bashkohet kërkesës së kësaj partie për me ia shkurtu mandatin kësaj Qeverie përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Ne si parti Demokratike siç e keni parë, jemi e vetmja parti që jemi duke kërkuar zgjedhje. Zotri Haradinaj është mirë t’i bashkohet kërkesës tonë për me ia shkurtu mandatin kësaj Qeverie përmes shpërndarjes së Kuvendit”, tha Gjoshi për Front Online.

Gjoshi tha se në Kosovë nuk favorizohen koalicionet parazgjedhore ndërsa për koalicionet paszgjedhore vendosin organet e partisë, dhe është çështje që i takon kohës së duhur.

“Ne e kemi kandidatin tonë për kryeministër që do të garojmë për zgjedhje. E di që në Kosovë nuk është që favorizohen koalicionet parazgjedhore ndërsa për koalicionet paszgjedhore vendosin organet e partisë. Ne si parti gjithmonë kemi ditë që të ndërtojmë një qeverisje të mirë dhe do të mundohemi që me ata partnerë që garantojnë cilësi qeverisëse dhe kanë ekipin më të mirë, me ta edhe do të ndërtojmë Qeverinë. Si parti jemi të interesuar që përmes kandidatit tonë shumë të mirë të shënojmë rezultat i cili na nxjerrë si parti fituese. Mandej, pjesa tjetër e koalicioneve është çështje që i takon kohës së duhur”, tha Gjoshi për Front Online.

Komento: