Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohet një person në Suharekë

15:37 | 09 Dhjetor 2023
gjuajti-me-arme-zjarri-ne-nje-aheng-familjar,-arrestohet-nje-person-ne-suhareke

Një person është arrestuar nga Policia në fshatin Leshan të Suharekës.

I njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Leshan, Suharekë 08.12.2023-17:30. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Front Online

Komento: