Gjuajtja me armë mes dy biznesmenëve në Mitrovicë, policia jep detaje

23:33 | 06 Korrik 2021

Një incident ka ndodhur në mbrëmjen e së martes në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Mediumi lokal ‘Jepi Zë’ kanë bërë të ditur se dy biznesmenë në Mitrovicë janë gjuajtur me armë të gjata ndërmjet vete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Expressse nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.

Komento: