Gjuajtje me armë pas mesnate në Prekaz, policia jep detaje

14:55 | 04 Korrik 2022

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Pllana tha për Express se një automjet derisa ka qenë në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin është arrestuar një 31-vjeçar, me inicialet A.J. dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Pllana tha se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Vrasje në tentativ딑.

“Sot me date 04.07.2022 rreth ores 01:30 eshte raportuar se sa ka qene nje automjet ne levizje eshte sulmuar me arme zjarri nga persona te panjohur.
Pas nje pune policore eshte arritur te identifikohet dhe te arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si prove materiale eshte konfiskuar nje arme, nje karikator i zbrazur dhe 8 gezhoja”, tha Pllana.

Komento: