Gjykata merr vendim për burrin nga Kamenica që dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij

16:29 | 26 Korrik 2020

Gjykata ka marrë një vendim në lidhje me burrin nga Kamenica që dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike.

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e ndalimit ndaj të dyshuarit për privimin nga jeta të gruas.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh, njofton Gjykata.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamincës, ku i dyshuari ka goditur bashkëshorten me shufër metalike, në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Komento: