Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë për plotësim rastin e Nezir Mehmetajt

23:32 | 05 Gusht 2020

Rastin e Nezir Mehmetajt Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë për plotësim.

Gjykata e Lartë në Beograd për herë të tretë ia ka kthyer Prokurorisë aktakuzën kundër kosovarit Nezir Mehmetaj për plotësim. Atë po e akuzojnë për krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë, komuna e Klinës, në qershor dhe korrik të vitit 1999.

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë ndaj Mehmetajt para një muaji, por tashmë asaj i është kthyer për plotësim, shkruan Kossev duke cituar Tanjug.

Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Avokatët mbrojtës të Mehmetajt, kanë thënë se kjo është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, për t’ia dhënë edhe një shans për mbledhje të provave që nuk i ka e as që ekzistojnë.

Komento: