
Po vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjykata Speciale ka ftuar avokatin e Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinaku.
Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se që të dy e refuzojnë këtë ftesë.
Ditë më parë, kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan nga Specialja me dyshimin se “penguan administrimin e drejtësisë”.

Foto: Faton Klinaku
Ja postimi i plotë i tij:
DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE
Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.
Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.
Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.
Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.
Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.