Gjykata Speciale nuk e ka ndërmend të ndalet, ky është i ftuari i radhës

10:49 | 25 Shkurt 2020

Ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Basha ftohet nga Gjykata Speciale.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po vazhdojnë të dërgojnë ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa është njoftuar se tashmë do të nis edhe ngritja e aktakuzave nga Prokuroria Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka njoftuar se sot ka ardhur edhe një ftesë, për ish luftëtarin e UÇK-së, Afrim Basha.

Basha është nga Suhareka dhe Gucati beson se edhe ai do të dalë faqebardhë nga kjo Gjykatë.

“Sot mora lajmin që luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK-së”, shkruan Gucati në Facebook.

Ndryshe, Prokurori i Specializuar e ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se ka ndërmend të fillojë procedime penale, si dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Në njoftim thuhet se “përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”.

Komento: