Gjykatësi i Speciales këshillon Haradinajn: Mund të deklaroheni i varfër nëse s’keni para për avokat

15:50 | 29 Shtator 2020

Gjykatësi i Speciales – Haradinajt: Mund të deklaroheni i varfër nëse s’keni para për avokat.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur me një avokat kujdestar në seancën e sotme gjyqësore në Tribunalin Special në Hagë.

Gjykatësi Nicolas Guillou i ka thënë Haradinajt se nuk mund të mbrohet vetë, duke qenë se është i paraburgosur. Kësisoj, ai ka kërkuar që nëse Haradinaj nuk ka para për ta angazhuar një avokat për tërë procesin gjyqësor, të deklarohet si i varfër dhe të bëjë kërkesë që administratorja t’ia gjejë një, raporton Gazeta Express.

“Në qoftëse nuk keni mjete të mjaftueshme për të paguar për mbrojtësin, mund të bëni kërkesë, të deklaroheni i varfër dhe në këtë rast keni të drejtë që t’u caktohet mbrojtësi. Emërimi dhe caktimi i mbrojtësve bëhet nga administratorja. Ju ftoj që ju dhe mbrojtësi juaj kujdestor t’i dorëzoni asaj të gjitha dokumentacionet e duhura”, ka thënë gjyqtari.

Ndërkohë, avokati kujdestar i Haradinajt gjatë kësaj seance gjyqësore ka kërkuar që klienti i tij të lirohet menjëherë nga paraburgimi.

Komento: