Goditet nga vetura, vdes një këmbësor në Fushë Kosovë

11:25 | 24 Prill 2022

Vdes një këmbësore në Fushë Kosovë, u godit nga vetura duke kaluar rrugën

aVetura ka goditur një këmbësore disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në videon e dërguar nga një lexues, shihet këmbësorja e shtrirë në tokë, ku sipas dëshmitarëve e njëjta ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.

Komento: