Goditja brutale që shpërfytyroi luftëtarin legjendar të UFC-së

11:53 | 08 Nëntor 2021

Goditja brutale që shpërfytyroi luftëtarin legjendar të UFC-së

Në eventin UFC 268, të mbajtur në Madison Square Garden në Nju Jork, u zhvilluan disa duele spektakolare, por një foto e fytyrës së luftëtarit legjendar amerikan Frankie Edgar, në momentin kur ai u godit me shkelm në kokë, u bë virale në rrjetet sociale.

Ekuadoriani Marlon Vera nokautoi me një goditje brutale luftëtarin 40 vjeçar, pas së cilës arbitri ndaloi menjëherë luftën.

Video: Momenti i goditjes me këmbë

Goditja në mjekër ishte aq brutale, saqë Edgarit iu shpërfytyrua fytyra dhe një nga fotografët e “kapi” me mjeshtëri atë moment.

Ndërsa fotografia mund të duket sikur është fotoshopuar, nuk është kështu.

Foto: Momenti i goditjes me këmbë

Legjenda Frankie Edgar, ish-kampioni i peshave të lehta, u ankua për mbylljen e meçit, por kur pa fytyrën e tij, me siguri gjithçka ka qenë e qartë për të.

Komento: