Goditja e janarit: Milan siguron transferimin e yllit të Serie A

17:11 | 10 Janar 2021

Milan siguron transferimin e yllit të Serie A.

Milan mbrëmë u rikthye te fitorja duke e mposhtur Torinon me rezultat 2-0 dhe Rosonerët vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në tabelë.

Edhe përkundër lëndimeve të shumta, Rosonerët kanë arritur ta mbajnë formën e mirë, mirëpo janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milan ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e Soualiho Meite.

Francezi do t’i bashkohet Rosonerëve në formë huazimi, ndërsa Milan do të mund ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit për 10 milionë euro. Sa i përket huazimit Rosonerët do të paguajnë 1 milionë euro.

E fakt për këtë marrëveshje është mungesa e Meites mbrëmë ndaj Milanit. 26-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar një gol.

Komento: