Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale, triumfon ndaj Bashkimit në çerekfinale

22:28 | 23 Prill 2021

Golden Eagle Ylli ka avancuar në gjysmëfinale të “Play Off-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli ka avancuar në gjysmëfinale duke mposhtur Bashkimin me rezultat të thellë në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it” të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.

Rezultati i çerekëve, Golden Eagle Ylli – Bashkimi: (32-21), (28-17), (27-24) dhe (10-17).

Basketbollistët kryesorë për Yllin ishin, Clark me 30 pikë, tre kërcime dhe dy asistime dhe Gill me 16 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.

Për Bashkimin shkëlqyen, Obinna me 24 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime dhe Latkovic me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Tani, Ylli do të ketë përballë skuadrën e Rahovecit në kuadër të gjysmëfinales së “Play Off-it”.

Rezultati përfundimtar, Golden Eagle Ylli 97–79 Bashkimi

Komento: