Goxhaj thotë se nuk do të ndalet së publikuari dëshmitarët e Speciales

20:56 | 12 Tetor 2023
goxhaj-thote-se-nuk-do-te-ndalet-se-publikuari-deshmitaret-e-speciales

Ish-luftëtari i UÇK-së nga Shqipëria, Dritan Goxhaj, për të cilin Gjykata Speciale kishte lëshuar një urdhër arrest nën akuzat për zbulim të dëshmitarëve, në një intervistë dhënë RTK Prime, ka treguar arsyet pse gjykatat e Shqipërisë refuzuan ekstradimin e tij në Hagë.

Ai ka thënë se nuk e kishte pritur se sistemi juridik i shtetit shqiptar, përkatësisht shkalla e parë, do t’i nënshtrohej Gjykatës së një shteti tjetër. Goxhaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalet në publikimin e dëshmitarëve, madje ai ka deklaruar se duhet të ngrihet padi ndaj tyre për dëshmi të rreme.

Komento: