Grabitja në argjendarinë në Suharekë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Korab Gashit

13:58 | 13 Dhjetor 2023

Gkërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Korab Gashit, të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informata lidhur me Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë javë më parë.

Në njoftimin e bërë në Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi të tij, Policia thekson se ai ndodhet në arrati dhe se ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

PERSON NË KËRKIM

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.

Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.

Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.

Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes

E-mail adresës elektronike: [email protected]

Komento: