Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

19:27 | 06 Janar 2022

Një person ka kryer grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Express Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.

Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, tha Ahmeti.

Komento: