Grabitje në Prishtinë, hajnat i vjedhin para një barnatoreje

23:18 | 27 Nëntor 2020

Edhe një grabitje në Prishtinë, hajnat i vjedhin para një barnatoreje.

Ditëve të fundit është rritur numri i grabitjeve në Kosovë.

Një grabitje sonte ka ndodhur në një barnatore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Krasniqi.

Policia ka dal dhe po merret me këtë rast.

Komento: